Eintracht Frankfurt kërkon talentin e Interit, zikaltrit e vlerësojnë 25 milionë

by admin
Spread the love

Në radhët e Empolit është duke kaluar sezonin më të mirë në karrierë. Bëhet fjalë për talentin e Interit, Andrea Pinamonti që me performancën e tij tashmë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të tjera edhe jashtë Italisë.

Sipas “Sportmediaset” ekipi i fundit që ka trokitur në derën e zikaltërve ka ardhur nga Gjermania. Është Eintracht Frankfurti që është shumë i Interesuar për sulmuesin italian dhe kërkon ta transferojë në merkaton e verës.

Megjithatë, një problem mund të jetë çmimi që Interi i ka caktuar lojtarit. Zikaltrit kërkojnë që të përfitojnë nga shitja e tij rreth 20-25 milionë euro. Kjo gjë mund të jetë një problem për marrëveshjen, por aktualisht mundësia që Pinamonti të përshëndesë Serie A është shumë reale. /oversport.tv

Foto: Empoli Fc Official, Twitter

You may also like