Eintracht Frankfurt dhe Rangers shkojnë në finalen e madhe të Europa League

by admin
Spread the love

Pasi fitoi në Londër në ndeshjen e parë, Eintracht Frankfurt mposht 1-0 në shtëpi West Ham dhe siguron një vend në finalen e madhe të Europa League.

Cresswell tradhton anglezët pasi merr karton të kuq shumë shpejt dhe gjermanët shfrytëzojnë avantazhin numerik dhe zhbllokojnë sfidën me Borre në pjesën e parë.

Filip Kostic humb një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat në pjesën e dytë, por sërish Eintracht Frankfurt shkon me meritë në finalen e 18 majit.

Në “Ramon Sanchez Pizjuan” të Seviljas nuk do të ketë një derbi gjerman, pasi RB Leipzig është eliminuar nga Rangers. Skocezët kanë fituar 3-1 ndeshjen e kthimit, duke përmbysur rezultatin e sfidës së parë (kishin humbur 1-0) dhe janë ata skuadra tjetër finaliste e turneut.

Rangers shënoi 2 gola të shpejtë në pjesën e parë, por Nkunku ringjalli shpresat e Leipzig në pjesën e dytë. Goli i Lundstram 10 minuta nga fundi vulosi fatin e kësaj sfide. / Oversport.tv

Foto: Eintracht Frankfurt Twitter

Europa League-Gjysmëfinale / Ndeshjet e kthimit

Eintracht Frankfurt- West Ham 1-0

Borre 26’

Rangers- RB Leipzig 3-1

Tavernier 19’, Kamara 24’, Lundstram 81’ / Nkunku 71’

You may also like