“Ehuuu, akoma ju?”, fansat ‘bezdisin’ Sarën, e pyesin nëse bëhet xheloze për Dj PM

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sarah Berisha dhe Dj PM janë një nga çiftet më simpatikë në showbiz-in shqiptar. Prej më shumë se një viti, dyshja janë në një marrëdhënie dashurie me njëri-tjetrin, pas njohjes së tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 1.

Si Sarah, ashtu edhe Pajtimi janë shumë aktivë në rrjete sociale, teksa shpeshherë i japin mundësinë edhe ndjekësve të tyre t’i bëjnë pyetjet që duan përmes “Ask a Question” në Instagram. E së fundmi, ka qenë blogerja ajo e cila i ka shuar kuriozitetin ndjekësve të saj, përmes një interviste virtuale në rrjete sociale.

Një prej ndjekësve e ka pyetur Sarën nëse ajo bëhet xheloze për partnerin e saj, kur ai i bën follow apo ‘like’ vajzave të tjera. Edhe pse blogerja ia ka dhënë një përgjigje, duket se kjo pyetje e ka bezdisur së tepërmi. “Ehuuuuu, akoma ju? Po lëreni të shkretin rehat”- shkruan blogerja në Instagram.

Ndër të tjera, Sarah Berisha tregoi edhe se a është e vështirë lidhja në distancë, duke ditur edhe se çifti nuk jetojnë bashkë. “Po patjetër që është e vështirë. Por nëse e do një person duhet të bësh pak sakrifica në fillim derisa të gjeni një vijë të mesme”- shkroi Sarah në Instagram.

You may also like