Egnatia e Ramadanit me 31 maj kundër Korabit do luaj për jetë a vdekje!

by admin
Spread the love

Edhe përfundimisht është përcaktuar dita, ora dhe stadiumi ku do të luhet finalja e “Play Out-it” mes Egnatias së Zekirja Ramadanit dhe Korabit të Peshkopisë, që vlen një vend në Superiore sezonin e ardhshëm.

Federata shqiptare ka vendosur që kjo sfidë të luhet në “Egnatia Arena”në Rrogozhinë me 31 maj me fillim në orën 17:00.

Egnatia e Ramadanit, ku militojnë edhe disa futbollistë nga Maqedonia, si Besarft Krivanjeva, Besar Iseni, Demir Imeri, Ilirid Ademi dhe Filip Duranski, është disi më e favorizuar në këtë sfidë finale, sepse do të luajë para publikut të vet.

Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë mes më të mirave të Shqipërisë sezonin e ardhshëm, ndërsa humbësi në Kategorinë e Parë.

Pra do jetë kjo ndeshja vendimtare që do vendos edhe për të ardhmen e strategut shkupjan, Zekirja Ramadanit, por edhe për disa prej futbollistëve nga Maqedonia, nëse do vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës nga Rrogozhina, ose jo. (infOSport.mk)

Lexo lajme interesante

You may also like