Egjipti planifikonte të furnizonte fshehurazi me 40 mijë raketa Rusinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Detaje të reja po dalin prej dokumenteve shumë konfidenciale të inteligjencës amerikane, të cilat u publikuan në internet në fund të javës së kaluar.

Së fundi, Washington Post ka pretenduar se Egjipti kishte planifikuar të dërgonte fshehurazi rreth 40 mijë raketa në Rusi për të ndihmuar mbi agresionin rus në Ukrainë, raporton skynews.

Pretendohet se presidenti, Abdel Fattah El-Sisi urdhëroi prodhimin dhe transportimin e armëve, pavarësisht se ishte një nga aleatët më të afërt të Amerikës në Lindjen e Mesme.

Një pjesë e dokumenteve të datës 17 shkurt, përmbledh bisedat e supozuara midis presidentit Sisi dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë egjiptianë.

Gazeta thotë se i referohet gjithashtu planeve për të furnizuar Rusinë me artilerie dhe barut për armë. Sipas raportimeve, presidenti Sisi u tha zyrtarëve që të mbanin sekret prodhimin dhe dërgimin e raketave “për të shmangur problemet me Perëndimin”.

Vlen të theksohet se, Pentagoni ka nisur një hetim të gjerë rreth rrjedhjes së dokumenteve sekrete në publik.


Top Channel

You may also like