EGJIPT – Guterres kërkon pakt solidariteti klimatik

by admin
Spread the love

KAJRO, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – Udhëheqësit botërorë hapën Samitin e Klimës në Egjipt me apelin e shefit të OKB-së Antonio Guterres për një pakt solidariteti klimatik midis ekonomive të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.

”Do të ishte një pakt në të cilin të gjitha vendet bëjnë një përpjekje shtesë për të reduktuar emetimet këtë dekadë në përputhje me objektivin prej 1,5 gradë Celsius”, theksoi Guterres në samit, që po zhvillohet në resortin bregdetar egjiptian të Sharm el Sheikut.

“Një pakt në të cilin vendet më të pasura dhe institucionet financiare ndërkombëtare ofrojnë ndihmë financiare dhe teknike për të ndihmuar ekonomitë në zhvillim të përshpejtojnë kalimin e tyre drejt energjisë së rinovueshme”, shtoi ai.

Guterres lëshoi ​​gjithashtu një paralajmërim të ashpër.

”Ne po luftojmë për jetën tonë. Dhe ne po humbasim. Emetimet e gazeve serrë vazhdojnë të rriten. Temperaturat globale vazhdojnë të rriten”, paralajmëroi ai.

Samiti dyditor i klimës në Sharm el Sheik, ku morën pjesë dhjetëra krerë shtetesh dhe qeverish, shihet si një përpjekje për të ofruar momentin politik shumë të nevojshëm për përpjekjet për të frenuar ngrohjen globale.

Samiti zhvillohet një ditë pas fillimit të një konference paralele të OKB-së për klimën, e njohur si COP27, në vendpushimin e Detit të Kuq./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Lexo lajme interesante

You may also like