‘Egësohet’ Lisi/ Zbulon se çfarë do të bëjë nëse do të ketë biletë kthimi

by admin
Spread the love

Nëse do të ketë biletë kthimi nesër, Lisi paralajmëron se do të bëjë spektakël dhe do të fillojë të luajë. Kështu u shpreh banori sot në një bisedë në oborrin e shtëpisë me Artën dhe Romeon.

Nga kjo deklaratë, Lisi la të nënkuptohej se e ndjen veten të rrezikuar nga eliminimi, ku bashkë me të në nominim janë Romeo dhe Heidi

Të tre banorët shkuan automatikisht në nominim si pasojë e hapjes së kutisë së pandorës nga Graciano, zgjedhja e të cilit ishte kjo. Prej ditësh ai ka patur debate të forta me Romeon, ndërsa në përfundim të spektaklit u shpreh se një nga miqtë e tij do të eliminohet dhe kjo do të ndikojë në lojën e tij në ditët në vazhdim.

Biseda e plotë në videon më poshtë:

The post ‘Egësohet’ Lisi/ Zbulon se çfarë do të bëjë nëse do të ketë biletë kthimi appeared first on NTV.

You may also like