Efi zbulon çfarë i tha Kiarës menjëherë sapo doli nga shtëpia e BBV

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Efi Dhedhes dhe Kiara Tito nuk janë takuar ende pas daljes së moderatores pak ditë më parë nga shtëpia e Big Brother. Edhe pse u duk se dyshja do të ishin shoqe të pandara edhe pasi të përfundonte ky rrugëtim, gjërat ndryshuan pasi Kiara pa një video të Efit, ku kjo e fundit komentonte ngjarjen e ‘lavamanit’ të famshëm.

E ftuar së fundmi në emisionin ‘Më lër të flas’ në Top Channel, Efi tregoi se çfarë marrëdhënie ka me Kiarën tashmë që nuk është më pjesë e shtëpisë. Ajo zbuloi se nuk e ka takuar ende Kiarën, ndërsa nënvizoi se ajo po pret momentin që moderatorja të zgjedhë për t’u sqaruar.

“Edhe tituj e portaleve janë sulmon, del kundër. Unë aty nuk sulmova njeri. Unë shpreha thjesht mendimin tim. Unë nuk e fajësoj si e mori ashtu siç iu paraqit. Jashtë nuk kemi pasur mundësi për t’u sqaruar. Po pres thjesht momentin që ajo të ketë dëshirë për të folur.

Unë i thashë të merrte kohën e saj, mos takonte shumë njerez, që të parandalonte stresin dhe ankthin për informacionet që do merrte. I dhashe këshillat që unë nuk i dija që ajo të ishte më e qetë. Ne nuk kemi folur akoma dhe unë e kuptoj shumë mirë. Mua mu desh shumë kohë për të takuar shoqet e mija kështu që e kuptoj.”- tha Efi në emisionin ‘Më lër të flas’ në Top Channel.

You may also like