Efekti Ronaldo, Manchester Unitedit i shtohen 550 milionë funte në vlerën e aksioneve në vetëm disa javë

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka shtuar rreth gjysmë miliardi në çmimin e aksioneve të klubit që nga kthimi i tij në klub në gusht.

Ronaldo dhe tifozët e kthyer në Old Trafford kanë ndihmuar në shtimin e 550 milionë funteve në vlerën e Unitedit në vetëm 54 ditë.

Sipas The Sun, më 4 gusht, çmimi i aksioneve ishte në 11.70 funte me një vlerë tregu për klubin prej 1.91 miliard, por ishte rritur në 12.72 funte dhe 2.08 miliardë deri më 26 gusht.

Sidoqoftë, 24 orë më vonë pas lajmeve ‘bombastik’, çmimi u rrit deri në 13.46 funte, një rritje prej më shumë se një dollari, dhe vlera e tregut të klubit shkoi në 2.19 miliardë.

Dhe që atëherë, ka pasur një rritje në rritje të vlerës së aksioneve në një kulm prej 15.09 funtesh deri më 27 shtator – ose një vlerë tregu prej 2.46 miliardë funtesh, deri në 550 milionë funte në 54 ditë.

Nga 4 gusht deri më 27 shtator, rritja e përgjithshme ishte 29 për qind, me 11 për qind në tre javët e fundit – e nxitur nga raportet financiare relativisht pozitive që klubi publikoi. /Telegrafi/

You may also like