Edmond Spaho zbulon arsyen: Dhashë dorëheqjen nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, deputeti i PD, Edmond Spaho i ftuar në një intërvistë televizive, njoftoi largimin nga komisioni hetimor për incinearorët me argumentin se do të dështojë.

“Mazhoranca po tenton të sabotojë punën e Komisionit. Mazhoranca ka vendosur që ky komision të dështojë siç kanë dështuar komisionet e tjera,” u shpreh ai.

Spaho tregoi arsyet pse vendosi të largohej nga komisioni hetimor për incineratorët ditën e sotme, 16 shkurt.

Spaho: Për disa arsye të cilat kanë të bëjnë me përpjekjet e vazhdueshme të mazhorancës për të mos hetuar. Përpjekjet fillojnë që me vështirësitë për të mbledhur materialet nga organet shtetërore dhe ato private që përfshihen në hetim. 3 muajt në dispozicion të këtij komisioni u shpenzuan për të mbledhur faktet dhe sot ka ende institucione të cilat nuk i kanë dorëzuar, ose i kanë dorëzuar me mangësi. Qëllimi kryesor i komisionit është të hetojë, jo të ikë gjithë koha duke mbledhur letra.

Por përse mazhoranca ndikon në Komisionin e kërkuar nga opozita?

Zoti Spaho tha se kjo aferë e cila konsiderohet si më e madhja e ndodhur gjatë këtyre 30 viteve ka një autor, dhe janë organet qeveritare.

Spaho: Me to është filluar, ato e kanë dhënë koncesionin, për 430 milion euro duhet të vihet dikush para përgjegjësisë. Mazhoranca pengon, dëshiron që të ikë koha në mënyrë që ne mos jemi në gjendje të ekspozojmë faktet ndaj publikut se çfarë është bërë me këto incineratorë.

Dje dhe pardje kemi nisur pyetjen e dëshmitarëve. Mazhornca po imponohet edhe në kuptimin sek ush duhet të pyetet dhe kush jo. Kjo gjë është tërësisht e padrejtë dhe nuk ka argumente, po gjen pretekste. Nëse nuk ka emergjencë mjedisore tenderi duhet të bëhej i hapur dhe të ofroheshin kompani të tjera të merrnin pjesë. Këta kanë shpallur emergjencën mjedisore pa asnjë lloj dokumenti. Nuk ka asnjë lloj dokumenti që të vërtetojë se në Elbasan ka pasur emergjencë mjedisore.

Pika e dytë që për mua është një shkelje e rëndë ka të bëjë me impiantin e prodhimit të energjisë elektrike. Ka 2 kontrata, njëra e lidhur me ministrinë e Energjisë dhe ka një kontratë të dytë të lidhur me ministrinë e Energjitikës që i lejon kompanisë së Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas të shesin energji elektrike për 25 vjet. Kjo do të thotë që impianti i energjisë elektrike do të thotë që për 25 vjet është pjesë e Zotos dhe Gugalljas. Përfitimet janë 2% buxhetit të shtetit dhe 98% kompanive private.

Zoti Spaho tha se e pa të arsyeshme mos bëhet pjesë e asaj që e cilëson maskadarë të luajtur nga mazhoranca.

Spaho: Qëndrimi i gazetarëve nuk u vlerësua, në një kohë që ata mbrojtën interesin publik, mazhoranca mori në mbrojtje ata të cilët janë në arrati (Stela Gugallja dhe Kllodian Zoto.)

Në vend që të merret dëshmia e gazetarëve mbrohen hajdutët e parave publike dhe unë s’mund të jem pjesë e kësaj farse. Praktika ka treguar që të gjitha komisionet hetimore parlamentare dështojnë sepse ligji është i tillë që mos kenë rezultat.

Por pse dështojnë komisionet hetimore parlamentare?

Spaho: Sepse baza legjislative nuk e lejon opozitën që të kryejë një hetim të hapur, të ndershëm dhe transparent bazuar në fakte dhe në prova. Mazhoranca në gjithë Komisionet Hetimore Parlamentare kujton se është aty për të mbrojtur qeverinë, janë për të mbrojtur të vërtetën dhe për të kërkuar që ligji të zbatohet në mënyrë korrekte. Mazhoranca duke përfituar edhe nga fakti që ligji i jep shumicën në Komision vepron sipas dëshirës dhe objektivave që ka sepse ka edhe gurin edhe arrën në dorë.

Zoti Spaho tha se duhet ndryshuar ligji për komisionet hetimore. Sipas tij, ai që kërkon komision hetimor parlamentar duhet t’i ketë të gjitha mundësitë që të hetojë. Për zotin Spaho edhe komisioni hetimor për incineratorët do të dështojë.

Spaho: Në fund komisioni do dalë me 2 raporte, njëri prej të cilëve do ekspozojë faktet e kësaj afere kaq të madhe dhe tjetri i mazhorancës i cili do të hedhë tërësisht poshtë gjetjet e komisionit.

You may also like