Edmond Spaho revoltohet me veprimet e Bashës: Demokratët e kanë kuptuar se ka ardhur koha që PD të ndryshojë

by admin
Spread the love

Deputeti i PD Edmond Spaho, gjatë një interviste televizive, ka folur në lidhje me shkarkimet që ka bërë Basha së fundmi.

Spaho thekson se Basha me këto shkarkime do që të fusë frikën te anëtarësia, duke shtuar se demokratët janë të vendosur për Foltoren dhe duan ndryshimin e PD-së.

Deklarata e Spahos:

“Lulzim Basha, me shkarkimet që bën, do që të fusë frikën. Do të fusë frikën në anëtarësinë e PD, veçanërisht tek ata që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit. Kjo praktikë do dështojë, demokratët janë të vendosur, ata kanë firmosur me bindjen e tyre, pa asnjë presion për t’u rreshtuar me Foltoren e do shikojë rezultatin më 11 dhjetor.

Sado presion të bëjë, demokratët e kanë kuptuar se ka ardhur koha që PD të ndryshojë. Nuk vazhdohet me këtë formë organizimi, partia është bërë si bunker, Basha vetëm humb e prandaj bunkeri duhet shpërthyer, kemi nevojë për parti më të madhe dhe më të bashkuar, ne të Foltores nuk jemi shprehur kurrë për përjashtime. Njerëzit janë për të ndryshuar këtë PD, për të pasur opozitë që vërtetë e sfidon Ramën e jo të bëhet palë me këtë regjim. Basha ka bërë akuza të turpshme ndaj Berishës, teksa pak kohë më parë thoshte fjalët më të mira”, deklaroi Spaho.

You may also like