Edmond Spaho: Delegatët e Korçës janë me Sali Berishën, 65% kanë firmosur për 11 dhjetorin, po bëhet presion të mos shkojnë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Demokrati Edmond Spaho, thotë se më shumë se gjysma e delegatëve të Korçës kanë firmosur pro Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, më datë 11 dhjetor.

Braho shkruan se ka bërë vetë verifikimet në bashkitë Pogradec, Devoll, Maliq dhe në ish-komunën Bulgarec, dhe jep shifrat e mëposhtme.

“Ne Pogradec nga 155 delegate te Kuvendit kane firmosur 101 delegate.

Ne Devoll nga 104 delegate gjithsej kane firmosur 68 delegate.

Ne Maliq nga 118 delegate kane firmosur 65 delegate. Ne kete Dege 7 delegate nga ata qe nuk kane firmosur ndodhen jashte vendit.

Ne ish-komunen Bulgarec (pjese e Bashkise Korce) nga 20 delegate kane firmosur per mbajtjen e Kuvendit ne daten 11 Dhjetor, 17 delegate”.

Më tej, ai thotë se shumë delegatëve të tjerë po u bëhet presion nga drejtuesit e degëve për të shkuar në Kuvendin e 18 dhjetorit, që është thirrur një javë pas atij të Berishës nga drejtuesi aktual i PD Lulzim Basha.

Delegate te shumte me konfirmuan se drejtues te degeve te mesiperme i kane kontaktuar dhe ju bejne presion qe te firmosin per antiKuvendin e dates 18 Dhjetor”, shkruan Edmond Spaho.

Shkrimi i plotë i Spahos:

Dje isha ne Bashkite Pogradec, Devoll, Maliq dhe ish komunen Bulgarec per te ndjekur pergatitjet per Kuvendin e PD ne daten 11 Dhjetor.

Nga evidentimi i firmetareve emer per emer, rezulton qe deri dje situata paraqitet e tille:

Ne Pogradec nga 155 delegate te Kuvendit kane firmosur 101 delegate.

Ne Devoll nga 104 delegate gjithsej kane firmosur 68 delegate.

Ne Maliq nga 118 delegate kane firmosur 65 delegate. Ne kete Dege 7 delegate nga ata qe nuk kane firmosur ndodhen jashte vendit.

Ne ish komunen Bulgarec (pjese e Bashkise Korce) nga 20 delegate kane firmosur per mbajtjen e Kuvendit ne daten 11 Dhjetor, 17 delegate.

Ne teresi rreth 65% e delegateve te Kuvendit te PDSH ne keto njesi, kane firmosur per mbajtjen e tij ne daten 11 Dhjetor dhe sipas axhendes se publikuar.

Mbledhja e firmave nga delegate qe ende nuk kane firmosur vazhdon. Dje me dorezuan edhe 16 formulare te tjere te firmosur per te mbajtur Kuvendin e PDSH ne daten 11 Dhjetor.

Delegate te shumte me konfirmuan se drejtues te degeve te mesiperme i kane kontaktuar dhe ju bejne presion qe te firmosin per antiKuvendin e dates 18 Dhjetor.

Pavaresisht kesaj, qendrimi i tyre eshte i vendosur ne mbeshtetje te Doktor Berishes dhe foltores se tij, per nje PD me te madhe, me te bashkuar dhe me te hapur, per te shkarkuar Lulzim Bashen dhe rrezuar arkoshtetin e Edi Rames”, shkruan Spaho.

You may also like