Edicioni i tretë, një dështim i paprecedent

by admin
Spread the love

Xhuli Nura ka shprehur shqetësimin e saj për ngjarjet e fundit në Big Brother VIP Kosova 3.

Ish-banorja e sezonit të parë e konsideron sjelljen e konkurentëve tejet të papranueshme. Ajo theksoi se formatet e tilla duhet të jenë më të hapura, duke shtuar se nëse ndodhin përplasje, ato duhet të shfaqen për publikun.

Sipas saj, ky edicion i Big Brother është një dështim dhe një regres.

Në postimin e saj në Instagram, Xhuli shprehet:

“Hej njerëz të bukur, më vjen keq, por si opinioniste e popullit shqiptar, nuk di si të filloj. Loja ka rregullat e saj, po ashtu edhe njeriu dhe njerëzillaku. Ajo që po ndodh në Big Brother është e neveritshme.

>

E kuptoj se sivjet është dhënë mundësia Olsës për të bërë çfarëdo, por ndodhitë duhet të kenë një kornizë, dhe mendoj se po kalon kufijtë.

Dua që Big Brother të jetë sa më transparent. Nuk mund të quhet transparencë nëse fshihen situatat, si përleshjet mes dy vajzave. Nuk më pëlqen të ndalojnë transmetimin, e kuptoj se ndodhin situata të papritura, por përleshjet duhet të shihen.

E kuptoj se edicioni i parë ishte më i miri, i dyti gjithashtu, por ky i tretë është një regres. Nuk ka edukatë, nuk ka kulturë, të gjithë flasin njëkohësisht. Më shumë gjëra i mungojnë këtij edicioni, prandaj e konsideroj si dështim.

Nuk e shoh më Big Brotherin dhe nuk ia vlen të komentoj. Ka pasur një përzgjedhje të gabuar të konkurrentëve për këtë format që do të zgjasë tre muaj e gjysmë. Imagjinoni, po ndodhin ngjarje të tilla që në javën e dytë, e çfarë do ndodhë deri në javën e 14-të e 15-të.”

You may also like