Edi Rama: Për pak hap dyert kopshti i ri Zoologjik në Tiranë, me një cilësi shumë më të mirë nga çfarë ka qenë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka ndarë një mesazh nga Kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale, ku thotë se së shpejti do të hapet Kopshti Zoologjik i Tiranës.

Rama shprehet se falë punës intensive së Veliajt dhe Bashkisë, projekti për kopshtin Zoologjik është drejt përfundimit.

Rama thotë se ky kopsht, do jetë në një cilësi shumë herë më të mirë se ajo që ka qenë disa vite më parë.

Për pak do hap dyer edhe ky kopsht i ri Zoologjik, falë një projekti shumë të bukur të Bashkisë së Tiranës, një bashkëpunim intensiv së bashku me lalin dhe ekipin e bashkisë për t’u dhënë fëmijëve një tjetër atraksion të munguar për shumë e shumë vite, por me një cilësi shumë e shumë herë më të mirë se nga cfarë ishte, kur ne ishim të vegjël”, shprehet ai.

You may also like