Edi Rama paralajmëron të pasurit: Shumë shpejt do të vendosim një çmim tjetër, për ata që konsumojnë më shumë energji se masa e gjerë e popullit

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama, ka lajmëruar sot se personat e pasur në vendin tonë, që sipas tij janë 5% e popullsisë, që konsumojnë 25% të energjisë elektrike, do ta paguajnë me një tjetër ҫmim, natyrisht më të lartë.

Në fjalën e tij në Kongresin e PS, Rama tha se; “5% e konsumatorëve që konsumojnë 25% të energjisë nuk mund e nuk do vazhdojnë t’i mbajmë me të njëjtën përkujdesje siҫ bëjmë për pensionistët”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Askush nuk ë di sa kohë akoma duhet të përballëmi më këtë cmenduri në cmimin e energjisë elektrike.
Ndaj dhe së paku jo se do na zgjidhë problemin, por kemi nevojë më shumë se asnjë herë sot, sensit të shpërndarjes së barrës dhe marrjes përsipër të peshave nga kjo peshë sipas mundësive ne së shpejti do vendosim një cmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji elektrike shumë më tepër se masa e gjerë e popullit se janë më të pasur.

Nuk ka asgjë më normale e të natyrshme sa të shkojmë kundër rrymës të vetë sistemit për të mos lejuar që pensionistët tanë të kenë një dhimbje koke te shtuar për shkak të faturës së energjisë. 5% e konsumatorëve që konsumojnë 25% të energjisë nuk mund e nuk do vazhdojnë ti mbajmë me të njëjtën përkujdesje sic bëjmë për pensionistët”, u shpreh Rama.

You may also like