Edi Rama në Beograd, e pret ministri serb që i quan shqiptarët kriminel

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Edi Rama së bashku me përfaqësues të tjerë kanë mbërritur në Beograd për takimin që do të mbahet nesër në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Rama është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç, një këlysh i Vuçiqit që i quan shqiptarët kriminel.

Rama shoqërohet nga Ardian Cela, Odeta Barbullushi dhe minister Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi, ndërkohë që janë pritur me një ceremoni zyrtare në aeroportin e Beogradit.

Mësohet se pas mbërritjes ata do të takohen me përfaqësues të tjerë në një darkë informale.

Në takimin e nesërm do të marrin pjesë përfaqësues të 3 vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ky kjo e fundit do të përaqësohet nga Nikola Dimitrov pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit pas humbjes së zgjedheve të fundit.

Theksojmë se “Opena Balkan” gjatë ditëve të fundit është vënë në dyshim nga shumë politikanë pas dorëheqjes së Zoran Zaev, ndërkohë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti që në fillim ka vënë në dyshim këtë inciativë.

You may also like