Edi Paloka tregon për herë të parë bisedën private me Lulzim Bashën: Më tha nuk jam i çmendur

by admin
Spread the love

Deputet i PD, Edi Paloka, ka treguar një bisedë private me Lulzim Bashën në zyrën e këtij të fundit, të cilin e ka këshilluar që të votëbesohet dhe të mos e lërë Berishën të shkojë në Kuvend, sepse një gjë e tillë do të ishte shumë e keqe për të.

Lidhur me këtë, Paloka tha se Basha e ka refuzuar kategorikisht një gjë të tillë duke deklaruar se nuk është i çmendur të hyjë në garë me Berishën.

“Ja kam thënë në zyrë, zotëri ke një mënyrë dalje, votëbesimi. Mos e lejo Berishën të të vërë para. Futu në votëbesim, ke procedurën në dorë vetë dhe del faqebardhë para demokratëve. Ju thua kur bëra aktin mendova se bëra mirë. Më tha nuk jam i çmendur të futem në votëbesim me Berishën!”, tha Paloka në MCN Tv.

You may also like