Edhe Van Dijk kundër UEFA: Katër ndeshjet e Nations League? Absurde

by admin
Spread the love

Pas Kevin de Bruyne, është radha e Virgil Van Dijk që të kritikojë UEFA-n për organizimin e katër ndeshjeve të Nations League këtë ndalesë kombëtareje. Pas një sezoni të gjatë dhe shumë të ngjeshur, diçka e tillë për mbrojtësin holandez është e pashpjegueshme.

“Është e çuditshme që ne duhet të luajmë katër ndeshje të tjera në Nations League menjëherë pas një sezoni të gjatë. Megjithatë, vendimi tashmë është marrë dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë.

Rreziku për t’u dëmtuar në këto ndeshje është padyshim shumë i lartë. Mos të harrojmë edhe faktin se sezoni i ardhshëm do të nisë edhe më herët pasi është Kupa e Botës dhe kjo që po ndodh është vertet absurde”. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like