Edhe sot kërcënime për bomba në disa shkolla të Shkupit – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PRINDËRIT TË SHQETËSUAR JU DREJTOHEN SHKOLLAVE

Njoftime për vendosjen e bombave në disa shkolla të Shkupit nuk munguan as gjatë mengjesit të ditës së sotme, pas çka ka filluar evakuimi i nxënësve dhe mësimdhënësve. Ekipet e policisë erdhën mënjëher në terren për të inspektuar objektet.

Të shqetësuar për fëmijët e tyre edhe gjatë ditës së sotme shumë prindër kishin dalur nga puna për ti marrë fëmijët e tyre pas alarmeve për bomba. Edhe pse shumica nuk pranonin që të flisnin para kamerave ata shprehen të shqetësuar. Kërkojnë nga institucionet kompetente të merren me zbarrjen e rasteve.

 ”Drejtoresha e shkollës Hasan Prishtina thotë se menjëher i marën masat e duhura por prindërit shprehen të shqetësuar” – tha Ridvan Huneli, prind.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme kanë arritur 86 denoncime për bomba në shkolla, si dhe në një kopsht fëmijësh, por policia ka konstatuar se ishin raportime të rreme.

Nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime. /KlanMacedonia/

You may also like