Edhe sa gra e vajza duhet të vriten që të këndellet sistemi i drejtësisë – Shqip

by admin
Spread the love

Ministria e Drejtësisë në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” ka lansuar Kurrikula për trajtimin e profesionistëve për ofrimin e programeve për kryesitë e dhunës në familje, raporton Shqip.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Ministria e ka miratuar Kurrikulën në mënyrë që zhvillimi zbatimi dhe ofrimi i programeve të kryesit të dhunës në familje në Kosovë në të ardhmen të jenë në përputhje me këto dokumente.

Sipas saj, dhuna është dukuri shqetësuese ku viktima në shumicën dërrmuese të rasteve janë gratë. Ajo shtoi pyetje edhe sa gra e vajza duhet të vriten që të këndellet sistemi i drejtësisë.

Haxhiu sërish ka kritikuar përfaqësuesit e KPK-së dhe KGJK-së që nuk janë të pranishëm në këtë event.

“…edhe sa gra e vajza duhet të vriten derisa kriminelët lëshohen në mënyrë të rregullt dhe dënohen me dënime minimale”.

Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power tha se Kurrikula është njëra nga dokumentet thelbësore dhe themel i sigurt se Kosova po shkon një hap përpara për parandalimin e dhunës.

Sipas tij, institucionet duhet të punojnë për të forcuar sistemin dhe parandaluar dhunën që u bëhet grave.

Kurrikula synon të vendosë bazën për krijimin dhe zhvillimin e programeve të kryesve të dhunës në Kosovë në përputhje me standardet e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe standardet tjera ndërkombëtare.

Kjo Kurrikulë ka tri seksione kryesore: i pari përcakton se çka janë programet për kryesit e dhunës në familje, duke përfshirë parimet kryesore qasjet kryesore kontekstin dhe financimin, e dyta përshkruan se si programet e kryerësve të dhunës mund të zhvillohen në Kosovë, dhe e treta përcakton modulet dhe përmbajtjen e tyre për çdo fazë dhe seancë të programit për kryesit e dhunës.

You may also like