Edhe një turp, ujërat e zeza pushtojnë palestrën e sporteve në Ferizaj! 

by admin
Spread the love

Lere që po përballet me probleme të shumta palestra e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, por edhe ujërat e zeza e kanë pushtuar!

E para parketi në 4-5 vende është dëmtuar nga uji që pikon nga çatia, ndërsa dritarja është e pambyllur në pjesën prapa portës, por tani është edhe një telashe tjetër dhe aq më keq që disa vite.

Ujërat e zeza (kanalizimi brenda plaestrës sportive) kanë pushtuar sot palestrën përreth.

Disa fotografi e pasqyrojnë më së miri gjendjen katastrofë dhe vështirë është të merret edhe frymë nga era e keqe. 

“Ky problem nuk është as i sotëm, as që një ditë, as që tre muaj por ka vite. 

Image

Askujt nuk i intereson të rregullojë kanalizimin. 

Reshjet e shiut mbrëmë, kanë bërë që ujërat e zeza të shpethejnë dhe kundërmon erë e padurueshme”, thonë brenda palestrës së sporteve. 

Turp i madh, me vite është ky problem dhe askujt nuk intereson të rregullojë këtë kanalizim, kjo nuk do koment!.

You may also like