Edhe një tjetër klub i njohur anglez bën ofertë për Aubameyang

by admin
Spread the love

Manchester United është duke tentuar transferimin e Pierre-Emerick Aubmeyangut, i cili po kërkohet gjithashtu nga klubi tjetër anglez, Chelsea.

Madje, sipas Nathan Gissing nga sajti i Di Marzio, “Djajtë e Kuq” kanë bërë tashmë një ofertë për sulmuesin e Barcelonës, por detaje tjera nuk janë zbuluar ende, transmeton Gazeta Express.

Klubi nga “Old Trafford” thuhet se dëshiron të forcojë sulmin para mbylljes së afatit kalimtar dhe Aubameyang është identifikuar si një përforcim i mundshëm.

Ish-sulmuesi i Arsenalit është i lidhur me një kalim edhe te Chelsea, madje në ditët e fundit ishte afër finalizimi i marrëveshjes – por që në fund nuk ndodhi.

Ndryshe, 33-vjeçari me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qersho 2025.

Aubameyang në “Camp Nou” kaloi si lojtar i lirë në janar të këtij viti.

You may also like