Edhe nga Levizja BESA mbështesin kushtin e ASH-së për 20%-shin

by admin
Spread the love

Pas gati një muaj e gjysëm nga kur u.d, kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se si subjekt nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese nësenu k tërhiqet 20 përqindëshi, sot në një konferencë për shtyp Levizja Besa u shprehën se: “Ne e kemi theksuar shumë herë nga deputetët tanë në parlament se një nga kushtet e lëvizjes Besa për ndryshime kushtetuese do të jetë tërheqja e 20%, pra nuk është diçka e re, e kemi theksuar shumë herë, çështja e gjuhës është e ndjeshme, sidomos për ne shqiptarët, por edhe për palën maqedonase, dhe mendojmë se kjo çështje duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë, pasi pala maqedonase e kupton ndjeshmërinë shumë më mirë, duke marrë parasysh çështjen aktuale të gjuhën maqedonase dhe mendoj se do të kuptohet më mirë dhe do të zgjidhet çështja e gjuhës shqipe në përputhje me ndryshimet kushtetuese”

Ndryshe Taravari, kur ende nuk ishte në krye të ASH-së, tha se tetë deputetët e tyre do të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese vetëm nëse paraprakisht nga Kushtetuta hiqet termi “20 përqind”, që i referohet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Ne do punojmë në atë drejtim që me çdo kusht sa më shpejt të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të fillojmë realisht negociatat me BE-në. Situata aktuale politike është problem dhe sa e shoh unë do të jetë problem kalimi me 80 vota dhe normalisht edhe ne do ti kemi kushtet tona si Aleancë për Shqiptarët. Tetë deputetët tonë nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese nëse nuk tërhiqet 20 përqindëshi prej përdorimit të gjuhës shqipe”, kishte deklaroi Taravari me 6.09.2022.

You may also like