Edhe Leipzig pa trajner, shkarkohet nga detyra Domenico Tedesco

by admin
Spread the love

Humbja 4-1 në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk ka sjellë pasoja për trajnerin e Leipzig, Domenico Tedesco. Tekniku nuk do të jetë më trajern i klubit gjerman pasi drejtuesit kanë vendosur që ta shkarkojnë atë.

Ka qenë vetë Leipzig që me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë publik lajmin. Në të thuhej se Tedesco është shkarkuar në mënyrë të menjëhershme, ndërsa janë larguar gjithashtu edhe ndihmës trajnerët e tij Andreas Hinkel dhe Max Urwantschky.

Për sa i përket zëvendësuesit e tij, Laipzig lajmëroi se shumë shpejtë do të njoftohet edhe pasuesi i Tedesco. Edhe në kampionat, Leipzig e ka nisur keq sezonin pasi renditet në vendin e 11 me pesë pikë në pesë ndeshje. /oversport.tv

Foto: RB Leipzig English, Twitter

You may also like