Edhe Edi Rama kundër intervenimit policor në Veri të Kosovës

by admin
Spread the love

Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter, në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

Ai është shprehur që kjo që po ndodh nuk e ndihmon aspak procesin në të cilin janë angazhuar të gjithë miqtë e mëdhenj të Kosovës, për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

Rama shkruan se edhe miqtë më të mëdhenj shprehen të shqetësuar.

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!”– shkruan Rama në Twitter.

You may also like