“Edhe Basha rrezikonte të shpallej non-grata”, Qafoku nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe paralajmëron zhvillimet e reja

by admin
Spread the love

Gazetari Roland Qafoku komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ përplasjet brenda PD-së. Sipas tij, rrathët e mbështetjes ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha po zgjerohen e kjo vjen nga fakti i veprimeve, apo i vendimeve të kyedemokratit Lulzim Basha.

“Rrathët rreth Berishës janë duke u zmadhuar. Nuk është mbështetje për Berishën, por për mënyrën se si ka vepruar Basha me njerëzit e tij, ndaj janë kundër. Basha duhet të vepronte fort, duhet të dilte në bazë me demokratët nuk mund ta bënte atë duke dalë në kafe me Bardhin”, u shpreh Qafoku.

Sipas Qafokut, ky është edhe avantazhi i Berishës. Ndërsa sa i përket avantazhit të Bashës, ai u shpreh se është pikërisht fakti që ka vulën e partisë, si dhe ka strukturat.

Qafoku thekson se as Berisha dhe as Basha nuk kanë moral të drejtojnë PD-në dhe se në këtë situatë më komod ndjehet mazhoranca dhe Edi Rama që po e “shijon” mandatin e tretë.

“S’ka punë Rama të merret me Bashën e Berishën. Por, ka një “por” të madhe, se Basha ka bërë një marrëveshje në 2017, ka shumë raste që konvergojnë. Ai inskenimi para dy javësh, Basha mund të kishte bërë një opozitë shumë të fortë, por jo me tritol e kështu. Rama ka kundërshtar më të fortë Berishën, se ai po i manipulon njerëzit. Basha kur ka pasur protestë masive ka pasur frikë se ajo i del jashtë kontrollit, por zotëri je ti që i kontrollon. Si mund të bësh opozitë e fortë kur ti e braktis Parlamentin? Dakord Berisha është non grata, por edhe Basha rrezikonte të ishte i tillë, kujtojmë bojkotimin e zgjedhjeve, dorëzimin e mandateve, protestat. Dhe kërcënimi më i madh ishte që PD mund të shpallej si organizatë terroriste. As PS nuk e kishte një situatë të tillë në historikun e saj”, tha më tej Qafoku.

You may also like