Edhe Albana Vokshi kundër Bashës: Si po asfiksohet PD drejt një vdekjeje të sigurt

by admin
Spread the love

Pas shkarkimit të Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë (me një vendim të kryetarit Lulzim Basha) ka reaguar deputetja e PD-së Albana Vokshi.

Ajo që deri tani ka mbajtur një linjë të distancuar në publik nga debati Basha – Berisha ka thyer heshtjen. Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan për fenomene që po dëmtojnë PD-në.

“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt” – shkruan Vokshi.

Më herët Vokshi kishte kritikuar vetëm brenda forumeve vendimin e Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Ajo është deputeti i radhës që kalon në krah të ish-kryeministrit që duke se po merr terren në grupin parlamentar të PD.

You may also like