“Edhe 100 më i bukuri familjes!”, Bora Zemani uron vëllain e Donaldit për ditëlindje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bora Zemani dhe dy vëllezërit Veshaj, Donaldi dhe Romeo janë pa asnjë diskutim ndër personazhet më të përfolur të momentit, e si rrjedhojë janë edhe pjesë thuajse e përditshme e lajmeve në median rozë. Por, për ata që nuk e dinë, Romeo dhe Donaldi nuk janë të vetmit djem të familjes Veshaj, pasi ata kanë edhe një vëlla më të vogël, Marion.

E sigurisht, edhe pse mediat flasin veç për binjakët, duke qenë se ata janë edhe pjesë e ekranit tashmë me emisionin e tyre ‘Më lër të flas’, të paktën vetëm sot, Mario ka qenë protagonisti kryesor i lajmeve rozë. Kjo pasi djaloshi feston sot ditëlindjen e tij, teksa urimet për të kanë qenë të shumta, edhe pse ai nuk është shumë i ekspozuar në media.

Dy vëllezërit i kanë bërë një urim shumë të veçantë vëllat të tyre të vogël. Përmes një postimi në Instastory, Donaldi shkruan ‘Edhe 100 zemra ime’, ndërsa më i veçantë ka qenë urimi i Romeos, i cili ka publikuar një foto me Marion duke shkruar: “Me sa fat jam që të kam. Edhe 100 vjeç Mario Veshaj. Të dua më shumë”.

Mirëpo, veç qindra komenteve të shkruara në postimin e Romeos, nga fansa e njerëz të njohur në showbiz-in shqiptar, ai që ra në sy ishte komenti i Bora Zemanit. Ajo e ka konsideruar Marion si më të bukurin e familjes. “Edhe 100 me i bukuri familjes!”, shkruan moderatorja, në postimin e Romeos.

You may also like