Eda ka një vajzë, 5 sekretet e sezonit të ri të serialit “Dashuria është në ajër”

by admin
Spread the love

Të premten në TV Klan ka nisur sezoni i ri i serialit “Dashuria është në ajër”. Ngjarjet zhvillohen pas 5 vitesh dhe gjithçka ka ndryshuar në jetën e Edës dhe Serkanit. Ata nuk janë më bashkë dhe jetojnë në qytete të ndryshme. Sezoni dytë do të na shfaqë një Eda dhe Serkan ndryshe. Këto janë 5 sekretet që do të shfaqen gjatë sezonit të dytë:

1.Serkan Bollat është kuruar nga tumori në tru. Eda i ka qëndruar pranë.

2.Serkan e ka fituar betejën me kancerin, por në një pikë Serkan ka ndryshuar shumë duke bërë që ai dhe Eda të kalojnë një periudhë të vështirë.

3.Eda dhe Serkan janë ndarë pas ndryshimit të Serkanit.

4.Të dy kanë bërë jetë të ndryshme. Serkan është fokusuar tek puna kurse Eda është shpërngulur në një tjetër qytet me hallën dhe shoqet e saj.

5.Eda është bërë nënë e një vajze dhe e ka mbajtur sekret nga Serkani.

Për më shumë na mbetet ta mësojmë nga e hëna në të premte në TV Klan ora 13:20.

You may also like