Ed Sheeran mban flamurin ukrainas në një koncert në Poloni

by admin
Spread the love

Këngëtari angelz, Ed Sheeran dhe grupi ukrainas pop-rock, Antyila, mbrëmë dolën në skenë teksa mbanin flamurin e Ukrainës.

Në koncertin e mbajtur në Varshavë të Polonisë, ata mbanin lart flamurin blu dhe të verdhë, ku shfaqej edhe logoja UNITED24, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

“Faleminderit për këtë mbështetje të jashtëzakonshme. Është e rëndësishme që yjet botërore të vazhdojnë të flasin për Ukrainën,” tha parlamenti i Ukrainës në Twitter.

UNITED24 është një fushatë e nisur nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky për të mbledhur donacione bamirësie.

Më pas fondet transferohen në llogaritë zyrtare të Bankës Kombëtare të Ukrainës dhe ndahen nga ministritë e caktuara për të mbuluar nevojat më të rëndësishme të vendit.

You may also like