Ed Sheeran dhuron 1 milionë paund për fëmijët që duan të ndjekin rrugën e muzikës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ed Sheeran është pa dyshim një nga artistët më të njohur në botë, shumë i preferuar për këngët e tij, të dëgjuara e të kënduara tashmë nga shumë njerëz. Pavarësisht suksesit të tij, duket se Ed Sheeran para se të jetë një artist, është fillimisht një njeri, i cili kurrsesi nuk mund t’i harrojë vështirësitë me të cilat është përballur derisa ka arritur të kapë majat e të bëhet ky që është sot.

E për këtë arsye, gjesti i tij i fundit është vërtetë i veçantë, e sigurisht meriton një duartrokitje të madhe. Ai ka dhuruar një milion paund nga pasuria e tij për fëmijët që dëshirojnë të ndjekin rrugën e muzikës. Për Ed Sheeran, muzika ka ndikuar në mënyrë mjaft pozitive tek ai, e për këtë arsye ai dëshiron që edhe fëmijët që nuk kanë mundësi të ndjekin këtë rrugë, t’i ndihmojë sado pak që të ndjekin ëndrrën e tyre.

Kështu, pas 500 mijë paundëve që ai i dhuroi disa kohë më parë fondacionit ‘Framilingham Trust’, ai ka vendosur t’i dhurojë sërish këtij fondacioni të njëjtën shumë dhe ky vendim erdhi pasi në vitet e para të karrierës së tij, ai ka marrë mbështetje nga ky vend.

Një gjest vërtetë i veçantë ky nga ana e këngëtarit britanik, i cili nuk bën bamirësi për herë të parë në fakt. Madje, edhe vetë filantropia e tij bazohet në sloganin e tij personal, ‘fito një qindarkë, shpenzo një qindarkë’, duke mos i kushtuar kurrë vëmendje parave që ka. Një veprim që Meriton duartrokitjet tona!

You may also like