Ecuria e Barcelonës, penalltitë i japin 8 pikë më shumë blaugranave

by admin
Spread the love

Barcelona ia ka dalë të fitojë në Vigo kundër Seltës. Skuadra e Ksavit i është falur dygolëshit të Robert Levandovskit, i dyti me penallti në minutat shtesë.

Me penalltinë e fituar në “Balaidos”, Barça e ka çuar në katër numrin e penalltive në këtë sezon në La Liga dhe i ka shfrytëzuar maksimalisht. Katalanasit i kanë transformuar në gol të katër penalltitë në favor të tyre dhe për më shumë katër gola që i kanë dhënë 8 pikë më shumë në renditje.

Ato kanë qenë vendimtare që ekipi katalanas të marrë fitoren. Në ndeshjen kundër Osasunës më 3 shtator, Barcelonës iu akordua penalltia e parë e sezonit. Ishte minuta e 85-të dhe rezultati ishte 1-1. Levandovski mori përgjegjësinë dhe shënoi, duke i dhënë tri pikët. Penalltia e radhës erdhi në nëntor dhe ishte po aq vendimtare sa ajo në “El Sadar”.

Ishte kundër Alavesh që polaku e ktheu në gol. Dy pikë më shumë siç ndodhi dhe kundër Las Palmasit dhe Selta Vigos së fundmi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like