E zbulon trajneri i njohur: Provuam të marrim Lionel Messin në verë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Transferimi i Lionel Messit te Paris Saint Germain ishte më i bujshmi i kësaj vere, jo vetëm për faktin se bëhet fjalë për një nga futbollistët më të mirë në planet, por për më tepër, se u largua me parametra zero nga Barcelona.

Menjëherë pas lajmit që Messi nuk do të rinovojë me katalanët, shumë klube u vunë në lëvizje dhe një ndër ta ishte edhe Atletico e Madridit, që për tre orë provoi gjithçka të marrë “pleshtin” në kryeqytet.

Prapaskenat i zbulon trajneri i Los Colchoneros, Diego Simeone, që tregon se nuk e ka telefonuar vetë asnjëherë Messin, por ka vënë në lëvizje mikun e tij të ngushtë, Luis Suarez, i cili po luan sezonin e dytë me fanellën e Atleticos së Madridit.

“Nuk e kam telefonuar personalisht, por i thashë Suarezit që të flasë me të rreth mundësisë për t’u bashkuar me ne te Atletico. Gjithë bisedat zgjatën përkuar periudhat, ndërsa këtu ai ka qenë te Barça e unë te Atletico. Nuk kemi pasur asnjë kontakt direkt për ta marrë te Atletico, por ka qenë si një avion që fluturon dhe ti e shikon nga poshtë e imagjinon të jesh në të”, deklaroi Simeone.

E nëse me Messin nuk ia doli dot, Atletico e Madridit mund të ngushëllohet me rikthimin në kryeqytet të francezit Antoinne Griezmann, të cilin e mori në huazim pikërisht nga Barcelona, pasi katalanët kishin nevojë të ulnin nivelin e pagave të futbollistëve.


Top Channel

You may also like