E zbulon Bujar Nishani: Lulzim Bashës do i sekuestrohet pasuria! Ja kush do e fundosë

by admin
Spread the love

Ish-presidenti Bujar Nishani, paralajmëron se Lulzim Bashës do i sekuestrohet edhe pasuria e vënë në mënyrë të paligjshme, duke shfrytëzuar logon e Partisë Demokratike.

“Lulzim Basha ka dëmtuar rëndë PD-në. Basha është kthyer në një klloun të Ramës. Vendimet e Lulzim Bashës janë nul tashmë. Në selinë e PD-së ka pasur persona me rekorde kriminale. Bashës, çdo pasuri të paligjshme që ka vënë në kaq vjet, qeverisja e ardhshme e PD-së do ia sekuestrojë. Përjashtimet e Lulzim Bashës nuk do të thonë asgjë, nuk kanë as edhe një peshë të vogël. Lidershipi i PD-së aktual është kthyer në aneks të korrupsionit të qeverisë.

Kjo ishte një opozitë fasadë. Ishte Basha që e nisi dhunën më datë 8 janar 2022. Demokratët u mblodhën në selinë e tyre, ne nuk shkuam në parlament apo te selia e PS-së, anëtarët e PD-së shkuan në oborrin e shtëpisë së vet dhe aty janë gjetur dyer të bllokuara. Ku e gjen të drejtën Basha që t’ua mbyll dyert demokratëve. Kemi parë në atë seli njerëz me rekorde kriminale dhe është hera e parë që policia ndërhyn në këtë formë”, deklaroi Nishani i ftuar në një studio televizive.

You may also like