E vertetuan matjet shkencore, braziliani i Milanit futbollisti më i mire i Serisë A

by admin
Spread the love

Çmimi i lojarit më të mirë të Serisë A për sezonin 2021/2022 iu dha futbollistit të Milanit, Rafael Leao. Trofeu u dorëzua pas ndeshjes Sassuolo-Milan në fushën e “Mapei Stadium – Citta ‘del Tricolore”, në Reggio Emilia.

Renditja përfundimtare u hartua duke marrë parasysh analizat e avancuara të Stats Perform, të bëra duke u nisur nga të dhënat e gjurmimit të regjistruara me sistemin Hawk-Eye. Sistemi i vlerësimit, i patentuar në vitin 2010 dhe i vërtetuar shkencërisht, merr në konsideratë jo vetëm të dhënat statistikore dhe ato teknike, por edhe të dhënat e pozicionit. Kjo mundëson analizimin e aspekteve thelbësore si lëvizja pa top, zgjedhjet e lojës, kontributi në efikasitetin teknik dhe fizik të ekipit, të cilat lejojnë një vlerësim objektiv dhe cilësor të performancës.

Për llogaritjen përfundimtare, u morën në konsideratë të gjitha ndeshjet e luajtura në Serinë A. Ndër karakteristikat kryesore që ndihmuan numrin 17 të kuqezinjve të shkëlqejë ndaj kampionëve të tjerë të mëdhenj, theksohen të dhënat e mëposhtme: Eficienca Teknike 94.3%, në përputhje me sulmuesit më të mirë në nivel evropian; i pakrahasueshëm në progresion: mban rekordin sezonal të Eficiencës Fizike (96%); më i miri në sulm 1 kundër 1 (Eficienca 95.7%), është lojtari që ka kryer me sukses më shumë driblime; në çdo ndeshje përshkon mesatarisht 366 metra me shpejtësi shumë të lartë.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like