E turpshme në Venezia: Tifozët ultras nuk respektojnë kujtimin e Zamparinit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përpara se të fillonte takimi Venezia-Napoli, është mbajtur një minutë heshtje në kujtim të Maurizio Zamparinit, që u largua nga kjo botë në 1 shkurt.

Biznesmeni i njohur kishte qenë për 15 vite presidenti i Venezias dhe klubi donte ta nderonte me një minutë heshtje.

Pjesa më e madhe e stadiumit “Penzo” respektoi të ndjerin, por tifozët ultas të Venezias i kthyen shpinën fushës së blertë. Një gjest shumë i qartë, të cilit i shtohen edhe koret fyese në drejtim të tifozëve miq.

Para fillimit të takimit, disa tifozë të pahijshëm ofendonin tifozët e Napolit: “Vezuv laji me zjarr” dhe “duhet ujë dhe sapun” ishin disa nga sharjet në drejtim të tifozëve miq. / Oversport.tv

You may also like