E trishtë: Në kompaninë shtetërore transportuese të Shkupit JSP, kërkohen 50 vozitës më të rinj, dhjetë prej tyre shqiptarë

by admin
Spread the love

Kompania e Transportit Publik ka shpallur konkurs për punësimin e 50 shoferëve të rinj. Për një vit nga puna janë larguar 32 drejtues mjetesh dhe deri në fund të këtij viti do të dalin në pension 24. Aplikantët duhet të kenë arsim të mesëm katërvjeçar, të kenë kaluar testin e patentës të kategorisë D dhe të kenë, apo pa përvojë pune. Ngasësit do të punësohen për kohë të pacaktuar, me pagë neto bazë prej 21.000 denarë

Njëzet e pesë nga shoferët e sapopunësuar do të jenë në bazën e Autokomandës dhe po aq në bazën e Gjorçe Petrovit, shkruajnë mediat maqedonase, transmeton portali Shtegu. Duhet të punësohen 34 maqedonas, dhjetë shqiptarë, një turk, tre romë, një boshnjak dhe një nga nacionalitetet tjera.

Në Departamentin e Transportit Publik, orari i punës për drejtuesit e autobusëve është i organizuar në tre, gjegjësisht në katër turne, me dy turne dhe dyherëshe. Ndërrimi i parë është nga ora 04:30 deri në 11:00, i dyti nga ora 11:00 deri në 17:00 dhe i treti nga ora 17:00 deri në mesnatë. Në linja të caktuara brenda rrjetit të linjave që mirëmban kompania, organizohet turni i katërt, duke filluar nga ora 22:00 deri në 05:00, pra nga ora 23:45 deri në 06:00 në varësi të linjës.

Puna me dy turne e drejtuesve të mjeteve bëhet në turnin e parë nga ora 5-11:30 dhe në turnin e dytë nga ora 11:30-18:00. Ndërsa puna dyherëshe bëhet në këto termine: nga ora 05 deri në 09:30 dhe nga ora 13 deri në 16:30.

You may also like