E trishtë! Ndahet nga jeta regjisorja e njohur Vjosa Berisha – Shqip

by admin
Spread the love

Është ndarë nga jeta regjisorja e njohur Vjosa Berisha. Regjisorja nuk ka arritur ta fitojë betejën me sëmundjen e kancerit, me të cilin po përballej prej disa kohësh. Vjosa ka ndërruar në spitalin University College Hospital në Londër. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi në Instagram.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi.”, ka shkruar ai.

Vjosa ka treguar se është diagnostikuar me kancer në vezore dhe pas operimit u trajtua me kimioterapi. Regjisorja herë pas here ka dhënë mesazhe motivuese ndaj pacientëve që vuajnë me të njëjtën sëmundje, por ajo vetë nuk arriti dot ta fitonte luftën.

You may also like