E trishtë, Erdon Daci këput ligamentet, e mbyll sezonin shumë para kohe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një lajm i trishtë na vjen nga Belgjika, e që ka të bëjë me futbollistin shqiptarë, Erdon Daci. Sulmuesi shkupjan, i cili sezonin e ri me Vesterlon në elitën e futbollit belg e nisi me gol, ka këputur ligamentet, ashtu që i njëjti do të jetë jashtë fushave të futbollit deri në fund të sezonit.

Për këtë lloj dëmtimi së paku një futbollistë duhet të pauzojë nga 6-8 muaj, që i bie se Daci ka humbur sezonin shumë para kohe.

Shkupjani e kishte nisur mjaft mirë kampionatin në Belgjikë, duke shënuar që në javën e parë kundër Serkl Bryzh, ndërsa  i njëjti titullar e kishte nisur edhe ndeshjen e xhiros së dytë kundër Leuven.

24-vjeçari që përfaqëson Maqedoninë e Veriut tashmë duhet të fokusohet te faza e rikuperimit. Kujtojmë se më parë gjatë karrierës së tij, Daci ka dhënë kontributin e tij edhe te skuadra turke e Konjaspor, te e cila ishte transferuar nga rradhët e Vardarit. Skuadrës së Vesterlos iu bashkua gushtin e vitit të kaluar, duke e ndihmuar këtë skuadër që të ngjitet në mesin e më të mirëve në futbollin belg. (infOSport.mk)

You may also like