E treta e vërteta, RB Leipzig fiton Kupën e Gjermanisë për herë të parë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

RB Leipzig ngre për herë të parë Kupën e Gjermanisë, pasi mposhti me penallti 4-2 skuadrën e Freiburg, pas një ndeshjeje që në 120 minuta përfundoi me rezultatin 1-1. Më parë ata kishin humbur dy finale nga Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, kurse ndaj Freiburg ia doli.

Freiburg e nisi ndeshjen në mënyrë fantastike, pasi arriti të shënonte në minutën e 19-të me Eggestein falë një goditjeje të saktë në hyrje të zonës. “Demat” protestuan, por edhe pas rishikimit me VAR goli mbeti në fuqi.

Leipzig u mundua të reagonte dhe kishte një mundësi shënimi me Nkunku, por një nga mbrojtësit kundërshtar e largoi topin mbi vijën fatale. Në fillim të pjesës së dytë ndryshuan ekuilibrat edhe në numrin e lojtarëve në fushë, pasi Halstenberg u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli si lojtar i fundit.

Pavarësisht se me një lojtar më pak, RB Leipzig nuk u dorëzua dhe ia doli me Nkunku të vendoste baraspeshën. Në fundin e kohës së rregullt Dani Olmo desh e përmbysi ndeshjen. Ai e dërgoi topin ngjitur me shtyllën pingule.

Me rezultatin 1-1 ndeshja duhet të shkonte në shtesa, kur Demirovic i Freiburg u ndal nga shtylla pingule. Më pas Haberer goditi traversën, kurse RB Leipzig kërkoi penallti. Me VAR u vendos që nuk kishte 11 metërsh dhe fituesi i Kupës duhet të vendosej pas gjuajtjes së penalltive. Gunter dhe Eggestein, i cili goditi traversën, ishin të pasaktë dhe RB Leipzig ia doli të fitonte, pasi katër lojtarë të tyret shënuan.

DFB Pokal – Finalja

Freiburg-RB Leipzig 1-1 (2-4 me penallti)
Shënues:
Eggestein 19’ / Nkunku 76’

PENALLTITË: Petersen, gol; Gunter, jo gol; Schlotterbeck, gol; Eggestein, jo gol / Nkunku, gol; Orban, gol; Olmo, gol, Henrichs, gol

Foto: RB Leipzig, Twitter

You may also like