E.T. përfundon në ankand, modeli i jashtëtokësorit të dashur do të shitet për një shifër marramendëse

by admin
Spread the love

E.T. në kërkim të një shtëpie përsëri. Protagonisti i filmit ikonik të vitit 1982, i lindur nga mendja e regjisorit Steven Spielberg, jashtëtokësori i butë i aftë për t’u lidhur me fëmijët u luajt nga një kukull mekanike alumini që tani vlen midis 2 dhe 3 milionë dollarë. Ai do të dalë në ankand si një koleksion i veçantë në llojin e tij.

I njohur si “magjistari” i efekteve speciale, Carlo Rambaldi është artisti dhe specialisti i efekteve italian i njohur në mbarë botën për veprat e tij të paharrueshme të krijuara për setet filmike të filmave që kanë bërë histori.

Ai fitoi dy Oscar për efekte speciale, fillimisht me Alien pastaj me E.T. Jashtëtokësori i Spielberg, pa harruar një statujë të tretë për efektet vizuale të bëra në King Kong.

Pjesa më e madhe e suksesit të E.T. është falë zotësisë së artistit që ka mundur ta shtyjë të krijojë një personazh që ngjall dashuri dhe emocione dramatike, pa lënë pas dore aspektin krejtësisht të huaj në krahasim me tokën.

Është një vepër e vërtetë arti e krijuar në një kohë kur dixhitali ishte ende një mirazh, që bëri historinë e kinemasë moderne dhe që do të shitet në ankand për një çmim marramendës.

“Ky model është me të vërtetë një vepër arti dhe një kryevepër inxhinierie”, tha shefi operativ i Julien’s Auctions, i cili do të presë E.T. 17 dhjetorin e ardhshëm në Los Angeles. “Asgjë e tillë nuk do të krijohet më për një film të madh, pasi nuk është më praktike në një epokë të efekteve të krijuara nga kompjuteri”.

Modeli, i bërë nga alumini, ka 85 pika lëvizjeje të aktivizuara nga kabllot elektrike dhe mekanike që e lejojnë atë të pulsojë dhe të kryejë, për shembull, rrotullime të barkut.

You may also like