“E sulmon Kosovën me revole uji” (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Revolet me ujë i përdorin kryesisht fëmijët për faktin se nuk lëndohen me to.

E një politikan me ndikim po e sheh të këtij niveli edhe armatimin e Serbisë.

Është presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ai që ironizoi të premten me qëndrimin e vendit fqinj karshi sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, dhe aspiratës për ta bërë të njëjtën në Kosovë.

“Beogradi po luan lojëra. Po pret kur Rusia hyn në Kiev dhe kjo do të ndodhë. Por Beogradi është kaq i dobët, pra i dobët të mos them i shkretë, që mos t’i lëndoj kolegët atje. Serbia ka këtë pozicion dhe dikush që është kaq keq nuk mund t’iu sulmojë. Kënd do ta sulmojë? Kosovën? Me çka? Me revole uji?”.

Milanoviq vlerësoi se Serbia gjendet në qorrsokak.

“Nëse Vuçiq e njeh Donbasin, atëherë duhet ta arsyetojë edhe njohjen e Kosovës. Ata e kanë futur veten në një rreth pa dalje”.

Presidenti kroat edhe në vizitën e zhvilluar në Prishtinë në dhjetor të vitit të kaluar pati vlerësuar se në rast të sulmit ndaj Kosovës, Serbia do të mposhtej nga NATO brenda 15 minutash.

You may also like