E sotmja, dita kur Kuvajtit “u zhyt” në naftë – Shqip

by admin
Spread the love

Data 23 shkurt është historike për Kuvajtin, shtetin arab të pasur me naftë, të cilin Iraku tentoi ta pushtonte në 91-shin, por që SHBA e zbrapsi me luftë.

Në këtë datë të vitit 1938, u zbuluan burimet e para të naftës, kësisoj, duke e bërë këtë shtet në vitet në vijim si një ndër pesë vendet më të pasura në botë.

Thuhet se Kuvajti ka rezerva nafte të papërpunuar prej 104000000000 fuçi, që vlerësohet të jetë 10 % e rezervave botërore. Sipas kushtetutës Kuvajtit, të gjitha burimet natyrore të vendit dhe të ardhurat që lidhen me to janë pronë e shtetit.

Ndaj 80 përqind e të ardhurave të buxhetit janë nga nafta.

Në aspekt politik e gjeopolitik, Kuvajti luan një rol të ekuilibruar në arenën ndërkombëtare, duke mos patur rreshtime të thikëta.

Kjo u pa në krizën e Gjirit ku katër vende arabe iu kundërvunë një sosh, Katarit. Kuvajti në këtë rast luajti vetëm rol ndërmjetësues për paqe mes tyre. /tesheshi.com/

You may also like