E shoqëruar nga i dashuri, Bebe Rexha merë vëmendjen me dukjen elegante në dasmën e Paris Hiltonit

by admin
Spread the love

Këngëtarja dhe aktorja e njohur e Hollyoodit, Paris Hilton, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air.

Në dasmë kanë qenë të ftuar plot yje të listës A, përfshirë këtu emrat e njohur të muzikës si: Emma Roberts, Ashley Benson dhe Bebe Rexha.

Kjo e fundit i mahniti të gjithë me paraqitjen e saj elegante, e veshur me një fustan të gjatë klasik.

Artistja shqiptare me renome botërore është dukur e mrekullueshme në fustanin e kaltër me prerje te pjesa e këmbës, i cili e bënte të dukej tejet elegante dhe shik.

Këngëtarja e hitit “Meant to be” u shoqëruar nga i dashuri i saj, kinematografi Keyan Safyari, i cili gjithashtu dukej bukur i veshur me një kostum të zi.

Rexha është fotografuar e buzëqeshur dhe mund të shihej se ishte në humor të mirë në dasmën e shoqes së saj.

Këngëtarja shqiptare përndryshe së fundmi publikoi një bashkëpunim të ri me David Guettan, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie, të titulluar “Family”, i cili është pritur mirë nga audienca ndërkombëtare.

 

 


You may also like