E shkeli në fytyrë, mbrojtësi i Ludogorets i kërkon ndjesë Zalewskit

by admin
Spread the love

Një shkelje e rrezikshme ne takë pranë fytit, ishte padyshim episodi më i shëmtuar i sfidës mes Romës dhe Ludogorets, teksa protagonist u bë futbollisti nga Benini, Olivier Verdon, i cili u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Megjithatë gjatë ditës së sotme Verdon ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i kërkuar ndjesë polakut të verdhekuqve, Zalewski, duke u justifikuar se ishte duke parë topin dhe e shkeli në mënyrë të pavullnetshme.

“Ndjesë për këtë gabim, pasi isha duke parë topin. Të uroj fat në të ardhmen Zalewski”, shkroi Verdon, ndërsa ndjesa u pranua menjëherë nga polaku i Romës, që shpërndau postimin në llogarinë e tij në Instagram.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like