E shikon maestro, ta futën pas shpine

by admin
Spread the love

Dy këngëtaret Luiz Ejlli dhe maestro Armaldo folën edhe njëherë tjetër për temën e eliminimeve.

Luizi i tha Armaldos se banorët ‘ia futën’ atij pas shpine, kjo pasi kur erdhi puna për të votuar liderin, të gjithë zgjodhën atë, ndërsa në dhomën e rrëfimit pjesa më e madhe votuan ta nxjerrin në televotim.

Sipas Luizit, banorët nuk kanë asgjë personale me të, por ata thjesht duan të nxjerrin nga shtëpia konkurentët që nuk i mbajnë dot në kontroll dhe ata të cilët janë pjesë e ‘grupit’ të tij.

Armaldo, Efi, Luizi dhe Xhonatani janë të nominuarit e kësaj radhe. Kujtojmë që Xhonatani doli direkt në nominim, pasi i ka dhënë informacione nga jashtë Olta Gixharit.

You may also like