E rrallë, Baseli zyrtarizon trajnerin e ri pas fitores ndaj Fiorentinës

by admin
Spread the love

Baseli fitoi 1-2 kundër Fiorentinës në gjysmëfinalen e parë të Conference League.

Pas suksesit fantastik në Firence, drejtuesit e klubit zviceran kanë zyrtarizuar trajnerin e ardhshëm.

I përzgjedhuri është gjermani Timo Schultz, i cili 13 vitet e fundit i ka kaluar te St Pauli si futbollist dhe më pas trajner. Schultz ka firmosur për dy vite dhe do marrë në verë drejtimin e skuadrës ku kapiten është Taulant Xhaka.

Po Heiko Vogel? Ai do të rikthehet në postin e drejtorit sportiv. Gjermani e nisi sezonin si drejtues, më pas mori drejtimin e Baselit.

Vogel po bën shumë mirë dhe është afër dërgimit të Baselit në finalen e Conference League. Sezonin e ardhshëm do të rimarrë postin e drejtuesit.


Top Channel

You may also like