E rrahën një 40-vjeçar në Shtërpcë, arrestohen dy persona

by admin
Spread the love

Dy persona janë arrestuar të hënën rreth orës 12 në fshatin Sushicë të Shtërpcës, pasi dyshohet se kanë rrahur një 40-vjeçar.

Sipas policisë, të dyshuarit janë të moshës 39 dhe 41-vjeçare dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sot, rreth orës 12:00 policia e stacionit në Shtëprcë ka pranuar një informacion se në fshatin Sushicë të Shtërpcës është një rast i lëndimit trupor. Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy të dyshuarit G.M (M/K) 41-vjeçar dhe J.M (M/K) 39-vjeçar, të cilët i kishin shkaktuar lëndime trupore personit S.M ( M/K), 40-vjeçar, i cili ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë”, thuhet në raportin e policisë.

You may also like