E rëndë në Itali/ 37 vjeçarja shqiptare masakrohet me thikë para shkollës së djalit

by admin
Spread the love




Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ditën e sotme, ku një 37-vjeçare shqiptare është sulmuar me thikë ndërsa priste djalin para shkollës.
Sipas mediave italiane, shqiptarja është identifikuar si Bruna Meuca Hella.
Ajo është goditur disa herë me thikë nga një burrë, i cili dyshohet se mund të jetë ish-bashkëshorti. Pavarësisht nxitimit për ta transportuar për në spital, 37 vjecarja ka mbërritur e pajetë në duart e mjekëve.
Tashmë agjentët e mjekësisë ligjore janë duke punuar në zbardhjen e ngjarjes së rëndë, rindërtimin e dinamikës së sulmit dhe identifikimin e autorit.


You may also like