E quajtën të pabesë, reagon Ilnisa

by admin
Spread the love

Jo shumë ditë më parë aktorja Julia Ilirjani tregoi se nuk ka më raport me Ilnisa Agollin,me të cilën pas BBVA3 u dukën shumë të afërta.

Ajo që bëri lajm në fakt ishte deklarata e të bijës Renée e cila e quajti Ilnisën të pabesë.

Tani erdhi rradha e Ilnisës dhe ajo e ka komentuar kështu:

“Nëse në jetën time është një gjë që e urrej është pabesia.

Kush është vajza e Julia Ilirjanit?Nuk jam takuar kurrë me të.

Gjithsesi secili është i lirë që të të përkufizojë në bazë të mendimit që ka.

Nuk besoj që i jap rëndësi Julias apo Juliave të tjera që na takon apo lëshon media.

Secili ka mendimin e vetë.

S’ka pasur kurrë pabesi.

Siç e dëgjova,e harrova.

Kemi një detyrim që të takohemi me patjetër.

Takohemi me Dean,Gabrielin,Gracianon.

Unë fal shpirtin kur ti je ai që je, jo ai që hiqesh.”

You may also like